Nevoja për lexim, kuptim dhe interpretim të ri

0

“Kjo monografi synon të analizojë të veçantat e dramës shqiptare, por edhe vështirësitë e leximit dhe të interpretimit në kushtet e zhvillimeve të reja letrare, të përfshira në rryma postmoderniste, të cilat në shumicën e rasteve janë të vështira të gëlltiten nga lexuesit, por edhe nga spektatori”, ka thënë Gjovalin Çuni duke folur për librin “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’”

Ulqin – Në kuadër të Festivalit “Skena Verore”, i cili organizohet nga Qendra e Kulturës së Ulqinit, të martën mbrëma, më 8 gusht, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit është bërë përurimi i librave “Në kërkim të një drame ‘ndryshe’” i studiuesit dr. Gëzim Puka dhe “Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun” i dom Ndoc Nikajt.
Për librin e Dom Ndoc Nikajt, i botuar për të parën herë në vitin 1913, menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në kohën e ngjarjeve të bujshme në Ballkan dhe në prag të Luftës së Parë Botërore, foli studiuesi Gëzim Puka, pedagog në Departamentin e Letërsisë të Universitetit të Shkodrës.
Ai tha se dom Ndoc Nikaj, i cilësuar si “babai i prozës gege të shekullit XX”, ishte një ndër shkrimtarët më prodhimtarë të letrave shqipe të fundit të shekullit XIX dhe dekadave të para të shekullit XX.
Puka theksoi se “po të shihet kompozimi, fryma që sjell ky roman, ambienti, struktura e intrigës, hetohet e përbashkëta që ka me romanet tipike romantike evropiane”.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply