Personalitet me dinjitet profesional dhe kombëtar

0

Në saje të hulumtimit disavjeçar me plot pasion për vendin e origjinës së tij autori Simë Dobreci na ka ofruar të dhëna për Shestanin, në veçanti për Krajën në përgjithësi, që do mbesin si testament për brezat e ardhshëm

Në botën kulturore, shoqërore dhe profesionale, janë të rrallë personat të cilët janë bërë shëmbull për mjedisin ku kanë jetuar dhe punuar. Angazhimi profesional dhe qëndrimi intelektual ndaj dukurive të ndryshme shoqërore mbetet dukuri me qasje të veçantë vetëm për personat me dinjitet shoqëror dhe kombëtar. Dhe një epitet të tillë e gëzon një personalitet i rrallë i mjedisit tonë, e ky është Nderi i Kombit, dr.Simë Dobreci.
Ditë më parë doli nga shtypi libri më i ri i dr.Simë Dobrecit, Përmbledhje vlerash njerëzore, botuar nga Diti-Oli, duke i ofruar opinionit të gjerë një botim interesant me një gamë të gjerë informacionesh.
Libri në fjalë në saje të lëndës së prezantuar është i rrallë, sepse paraqet një përmbledhje punimesh të autorit por edhe të autorëve të tjerë për atë. Artikujt e tillë janë botuar më parë në revistën BUZUKU, Koha Javore si dhe në revistën DIJA.
Libri është i ndarë në dy pjesë, ku pjesa e parë ka të bëjë me publikimet që kanë për temë gjuhën shqipe, traditën dhe historinë e popullit shqiptar që jetojnë në territorin e sotëm të Malit të Zi. Ndërsa pjesa e dytë ka të bëjë kryesisht me shkrime, polemika dhe vlerësime për aktivitetet e ndryshme kulturore dhe shkencore të autorit.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “848” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply