Poçari dhe pazari në një tjetër shekull

0
Argëzon Sulejmani

Fabula e Poçarit të Stambollit, poezisë së mirënjohur të Dritëro Agollit, thuajse ka hyrë në hojet e legjendave të botës shqiptare. Ndjenja melankolike e poçarit që nuk mërzitet nga thyerja e një poçi të tregtuar, pasi ka dëgjuar blerësin të flasë (të fyejë) në gjuhën shqipe, është thënë bukur e ndjeshëm nëpër recitale, këngë e dokumentare të ndryshëm. Poçari që ligështohet e përgjërohet, në emër të Besës, për një sharje më shumë në gjuhën amtare, besoj vjen secilën herë e më prekës në shqisat që ndiejnë shqip. Sharjet, mallkimet, qortimet ose si do që do të mund t’i quanim shprehjet me përmbajtje të ngjashme, i bëhen relike një gjuhe që po heqë shpirt. Shkëputje: kalldrëmit të Tivarit të vjetër, një zonjë rreth të gjashtëdhjetave, e qorton mbesën e vogël bashkëshoqëruese me, të shitoftë zana. Vajza e vogël, që në shqip të rrudhë krahët e buzëqeshë, mërzitet e mrrolet pas qortimit të zonjës, çka lë të kuptohet mbi përdorimin e shpeshtë të asaj fraze nga gjyshja, siç për grahmat e fundit të shqipes në atë familje. Të Zotit jemi dhe tek Ai do kthehemi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “850” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply