Poezi që burojnë nga shpirti

0

“Vargjet e saj janë ofshama shpirti, klithma dëshpërimi, përpirje kujtimesh, disa kujtime që ti mundohesh t’i kapërdish dhe ti prapëseprapë iu rikthehesh pafundësisht atyre. Ajo i quan shkarravitje, por unë do t’i quaja shkarravitje poetike rreshtat, vargjet e saj për dashurinë, humbjen, për harresën dhe për mallin e zjarrtë”, ka thënë dr. Sabina Osmanoviq

Ulqin – Në prani të një numri të konsiderueshëm të familjarëve, miqve dhe artdashësve, të shtunën mbrëma në restorantin “Pirate” në Kalanë e Ulqinit u bë përurimi i vëllimit poetik “Na dy” të autores Flutur Mustafa.
Duke folur për librin, Dr. Sabina Osmanoviq, pedagoge në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, ka thënë se vargjet e Mustafës “janë ofshama shpirti, klithma dëshpërimi, përpirje kujtimesh, disa kujtime që ti mundohesh t’i kapërdish dhe ti prapëseprapë iu rikthehesh pafundësisht atyre”.
“Ajo i quan shkarravitje, por unë do t’i quaja shkarravitje poetike rreshtat, vargjet e saj për dashurinë, humbjen, për harresën dhe për mallin e zjarrtë”, është shprehur ajo.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “785” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply