Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta viziton shqiptarët në Rozhajë

0

Shqiptarët në trojet e tyre në Mal të Zi, duhet të ndihen krenarë për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare shqiptare, sepse vendi i tyre është në piedestalin e historisë sonë. Respektimi i pakicave kombëtare është një vlerë e shtuar për të gjithë ne. Bashkëjetesa dhe fqinjësia e korë ne mes të shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, ashtu edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në të gjithë rajonin tonë

Presidenti i Ilir Meta zhvilloi të shtunën një vizitë në Komunën e Rozhajës të Malit të Zi. Kjo është hera e parë që një kryetar i shtetit shqiptar viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë në Mal të Zi.
Kreu i shtetit u prit nga zv/kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, si dhe nga ministrat e deputetë. Shqiptarët e Rrozhajës i kanë rezervuar Presidentit Meta një pritje te ngrohtë. Në këtë veprimtari ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviq, ministri i Infrastrukturës, Osman Nurkoviq, kryetari i Kuvendit të Komunës Rozhajë, Amir Avdiq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, kryetari i Këshillit Kombëtar të Boshnjakëve të Sanxhakut, Sulejman Uglanin, deputeti Ervin Ibrahimoviq, kryetarët e komunave nga Mali i Zi dhe Kosova, si dhe shumë bashkatdhetarë të Rozhajës e të zonave përreth.

Share.

Leave A Reply