Roman i letërsisë universale

0

Rikujtojmë se Kraja deri më tani ka trembëdhjetë romane të botuara, katër vëllime me tregime, dhjetë drama dhe pesë libra nga fusha e publicistikës. Kraja ka lindur më 1952, në Krajë, afër Liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi. Shkollimin e mesëm e kreu në Ulqin, ndërsa të lartin në Universitetin e Prishtinës

Romani “Prishtina”, i botuar nga shtëpia botuese “Onufri” u promovua në panairin e fundit te librit në Tiranë. Autori Kraja e nis romanin me rrëfimin për kthimin e tij në Prishtinë më 18 qershor 1999, gjashtë ditë pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Përshkrimi që Kraja i bën kthimit në shtëpi, në kryeqytetin e çliruar kosovar vijon me 18 muaj ecejake që shtrihen në 335 faqe të librit. Liria si koncept në Prishtinën e çliruar vjen ndryshe nga romancieri me përvojë Kraja. Përshkrimi që i bën asaj teksa rrugëton nëpër rrugicat e lagjet e Prishtinës së lirë është unik sepse Kraja flet për njerëzit e Prishtinës, njerëzit si ai, që këtë liri e kishin pritur për një kohë shumë të gjatë, por ambientimi dhe pranimi i këtij realiteti të ri del si çështje në vete.
Shkrimtari Zija Çela në promovimin e këtij romani u shpreh se ky roman vjen nga vetë zemra e letërsisë kombëtare, por edhe letërsisë universale, vlera e së cilës është e gjithëkohëshme. Ai e quajti roman të guximshëm, duke nisur së pari që nga titulli: “Prishtina”, që të duket sikur do të ofrojë një guidë turistike nëpër qytet. Dhe jo se kjo nuk ndodh, sepse nuk mungojnë rrugët e Prishtinës, ndërtesat me gjithë historitë e tyre para e paslufte, as monumente kulture, por më së shumti aty gjen “urbanistikën” apo strukturën letrare. Çela vëren se Kraja nuk merr mbi vete vetëm përgjegjësinë për ato çka thuhen në roman, por edhe si personalitet, duke u identifikuar me protagonistin e romanit. Dhe kjo e bën një nga shembujt e rrallë të letërsisë sonë. Ai e krahason realitetin e përshkruar në roman si ajo vatra e mbuluar në hi, por që poshtë fsheh gaca zjarri që të përvëlojnë duart.

Shkrimtari Zija Çela në promovimin e këtij romani u shpreh se ky roman vjen nga vetë zemra e letërsisë kombëtare, por edhe letërsisë universale, vlera e së cilës është e gjithëkohëshme. Ai e quajti roman të guximshëm, duke nisur së pari që nga titulli: “Prishtina”, që të duket sikur do të ofrojë një guidë turistike nëpër qytet

Share.

Leave A Reply