Shkruaj për popullin tim të shumëvuajtur në hapësirën mbarëshqiptare

0

“Kjo krestomaci historiko-publicistike e autorit Gjekë Gjonaj meriton një lëvdatë të shumëfishtë, si për mjeshtërinë e jashtëzakonshme shkrimore, po ashtu edhe për kontributin e rëndësishëm në lëmin e historiografisë dhe publicistikës shqiptare, sepse me trajtimin jetëshkrimor të figurave të rëndësishme historike, atdhetare, kulturore, shkencore trajton njëkohësisht një pjesë të rëndësishme të rrjedhave historike, kulturore, shkencore e humane edhe në kontekstin e asaj pjese të kombit në gjirin e të cilit lindën dhe u rritën personazhet e trajtuara nga ky autor, duke vërtetuar bindshëm atë moton e tij ‘Nënat i bëjnë burrat, burrat i bëjnë veprat!’”, ka thënë Qazim Muja në vështrimin e tij për librin “Bijtë e shqipes”

Ulqin – Në prani të një numri të madh të publikut, të shtunën mbrëma, në mjediset e Qendrës Tregtare “Cungu” u bë përurimi i librave “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e komunizmit 1946-1990”, “Bijtë e shqipes” dhe “Identiteti etnolinguistik dhe kulturor i shqiptarëve” të autorit Gjekë Gjonaj.
Të gjithë folësit kanë vlerësuar librat dhe kontributin e këtij gazetari, publicisti dhe studiuesi të apasionuar.
Redaktori i librit “Deputetët shqiptarë në Malin e Zi në periudhën e monizmit (1946-1990)”, Ali Salaj, ka thënë se ai paraqet një qasje dokumentare dhe arkivore për një periudhë të rëndësishme historike.
“Autori Gjonaj me këto hulumtime hap shtigje për një qasje të përgjithshme të pozitës së shqiptarëve në Malin e Zi, duke përfshirë këtu përfaqësuesit politikë, të cilët edhe pse nuk u zgjodhën në mënyrë demokratike, megjithatë janë tregues të mekanizmave të sistemit me të cilat u munduan të animohen pakicat në këtë vend”, u shpreh ai.
Salaj ka thënë se “autori përmbledh dokumente, fakte biografike, dëshmi, përshkrime dhe shumë çështje tjera që e bëjnë më të besueshëm këtë libër, por që pasqyrojnë edhe përfaqësimin kompleks të shqiptarëve gjatë këtij harku kohor”. i. k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “851” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply