Shqiptarët, një model i mirëfilltë bashkëjetese

0

Ulqin – Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Arsim “IDEA” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit organizuan të dielën në hotelin “Mediteran” tubimin me temë “Ta ruajmë harmoninë ndërfetare”.
Ligjërues në këtë aktivitet ishin prijësit e komuniteteve fetare në Shkodër, të cilët për pjesëmarrësit sollën përvojën nga bashkëjetesa e tre komuniteteve fetare në këtë qytet dhe Shqipëri.
Atë Nikolla Petani, famullitar i Kishës Ortodokse – Shkodër, ka thënë se për të harmonia dhe bashkëjetesa fetare është diçka shpirtërore që e bën dita-ditës.
“Ne jemi mësuar në qytetin e Shkodrës që ta përjetojmë çdo ditë dhe pjesa më e mirë e këtij dialogu, bashkëdialogu, vjen nga zemra”, është shprehur ai.
Petani ka treguar se ai vetë rrjedh nga një familje me baba ortodoks, me nënë myslimane dhe me grua katolike, duke pohuar se në familjen e tij ka shumë tolerancë. i. k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “863” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply