Ta ruajmë flamurin kombëtar si simbol të identitetit dhe unitetit tonë

0

Kombi shqiptar shekuj me radhë është ballafaquar me sfida të ndryshme, por falë mrekullisë hyjnore dhe atdhedashurisë së të parëve tanë ja ku jemi sot, me po të njëjtën gjuhë, me po të njëjtin flamur dhe me po ato tradita dhe zakone të mrekullueshme që i kemi trashëguar nga të parët. Prandaj, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve i shënon edhe këto festa për të na kujtuar neve dhe pasardhësve tonë se kush jemi, për historinë tonë, për ardhmërinë tonë si shqiptarë autoktonë në trevat e veta u shpreh kryetari i KKSH-se, Faik Nika

Tuz – 28 – Nëntori, festa e cila i tubon shqiptarët e të gjitha trojeve ku jetojnë, u shënua edhe në Malësi nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, me një mbrëmje historiko- letrare- argëtuese në të cilën morën pjesë ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi, zv/ambasadorja e Shqipërisë në Mal të Zi, Ermira Braho, një numër i madh i personaliteteve të kulturës, shkencës, artit, politikës, arsimit etj, si dhe qytetarë të thjeshtë.
Ky kremtim, i cili përkujtoi mëvetësinë e shtetit shqiptar të vitit 1912, filloi me një poezi të interpretuar nga aktori i tetarit të qytetit të Shkodrës, Agron Dizdari, për të vijuar më pas me intonimin e himnit tonë kombëtar, i ekzekutuar mjeshtërisht dhe me profesionalizëm nga kori i Shkollës së Mesme të Muzikës “Prenk Jakova” – Shkodër. t.u.

Share.

Leave A Reply