Takimi i papritur

0

asllan-bisha

Asllan Bisha

Atë pasdite , po ishte e premte remtë, Sylë Maniu s’u ndal në shtëpi.,, Po shkoj të luaj pak shah,. Koha e drekës ka kaluar ashtu ashtu do të ha drekë dhe darkë. I bëj bashkë. Dhe makina e tij mbërriti tek udhëkryqi në Rrazikaqe. Në kafe ,,Rumija,,.Do të gjej dikë, do të kaloj pak kohë. Kjo javë ishte pa trazira .Tani jam në kondicion të duhur. Nuk ka burrë të më mund. Jam psiqikisht dhe fizikisht i përgatitur. Ashtu hyri në kafe, e cila i ngjante më shumë një klubi shahistësh sesa kafene fshati. Pronari me urtësi kishte gjetur mënyrën për të aktivizuar veprimtarinë e shahut. Sa shkeli në pragun e ,,Rumisë,, Sylë Manin e njihnin të gjithë si njeri i dijes, por edhe shahist të mirë.
-Hajde profesor. –u dëgjua zëri i Agronit që krenohej e lavdërohej.’-Ndoshta ti më ngacmon, më ngrit adrenalinën, të gjithë i munda. Tani je ti, në radhë.
-Më vjen keq që do ta prish disponimin të të gjitha fitoret, jam në formë,-fliste Sylë Mani që s’ arriti as t’u japë dorën shahistëve. Dhe karrigen e zuri profesori që vendoste ngadalë figurat e shahut, ndërsa Agroni me krenari sikur thoshte se edhe ti profesor do ta pësosh shpejt.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “741” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply