Të ruhet dhe kultivohet gjuha e pastër shqipe

0

Tuz- Trupa Teatrale e teatrit “Migjeni” të Shkodrës ka interpretuar në QKI “Malësia” ,pjesë të përzgjedhura nga repertori i pasur letrar-artistik i poetit të madh Millosh Gjergj Nikolla-Migjeni, prozë dhe poezi të tij.
Kjo shfaqje nga vetë mënyra se si është konceptuar, ka tubuar një numër relativisht të lartë të pjesëmarrësve në auditor, krahasuar me shfaqje të mëparshme artistike të vëna në skenë në këtë shtëpi të kulturës.
Aktorët: Agron Dizdari, Rajmonda Marku, Simon Shkreli, Sara Smaja, Kristiana Dodaj, Nikolin Ferketa, Ergys Bamçi dhe Astrit Fani, janë përcjellur dhe mirëpritur shumë mirë na audienca për çdo prozë dhe poezi si dhe për mënyrën mjeshtërore të interpretimit të vargjeve të përçuara në publik. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “740” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply