Tërësi ekzibicionale kaligrafike e ideogrameve origjinale

0

Mikrokosmosi individual që paraqet qendrën e ndjesisë së saj është i transemituar si një demiurg spiritual i piktores i cili përputhet me domethënien e koduar të elementeve primordiale, me zinxhirë të pafund në kontraste të pastra bardh-zi dhe me veprimin e tyre energjetik të cilët me domethënien e tyre transmetojnë unin e saj në koordinatat e pamatshme të kohës dhe të hapësirës

Qazim Muja

T’i kthehesh elementares dhe shpirtërores për të kërkuar raportet dhe përsiatjet personale në hermeneutikën artistike, paraqet korpusin ideor nga i cili është nisur dhe është formuar bota figurative e piktores së mirënjohur Majlinda Kelmendi.
Duke iu qasur ciklit më të ri të titulluar “Esenca e kuqe” dhe me të cilin na prezantohet këtu, ajo niset nga elementet themelore të një rendi imagjinar të elementeve figurative – nga zinxhirët e bardhë, nga zinxhirët e zinj dhe nga ngjyra e kuqe në formë njolle ose të formave të papërcaktuara të shiritave, të cilat elemente përfaqësojnë bartësit themelorë të principit të saj spiritual dhe të njohjes së strukturës mikrokosmike brenda shpirtit, duke shpërfillur kushtimisht ekuidistancën matematikore në kuptimin filozofik, si një përsëritje e vazhdueshme, e cila provokon aftësitë intelektuale dhe logjike të saj, por edhe të shikuesit, për të hulumtuar dhe zbuluar të vërtetën absolute e cila fshihet në misterin e një rendi të krijuar nga vetë ajo.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply