“Tomka dhe shokët e tij” vazhdon rrugëtimin ndërkombëtar

0

Përfshirja e filmit “Tomka dhe shokët e tij” si pjesë e programacionit në platformën TCM duhet konsideruar një sukses jo vetëm për regjisoren Xhanfise Keko, por për tërë kinemanë shqiptare e cila duhet thënë se prej disa kohësh ka zgjuar interesin e kritikës së specializuar në revistat më prestigjioze të kinemasë botërore si “Sight and Sound”, “The Framework”, “The Journal Of Cinema”, “The Arts Desk”, “Oxford Mail”, “Film Quarterly”, botimeve si “A Companion To Eastern European Cinemas”, “Studies In Eastern European Cinema” apo dhe gazetave të mirënjohura si “The Guardian”

Për herë të parë prej disa ditësh një film shqiptar mund të shihet në platformën digitale të krijuar nga bashkëpunimi mes kompanisë amerikane TCM (Turner Clasical Movies) që është kanali televiziv më popullor në rang botëror për transmetimin e filmave klasikë dhe Criterion që konsiderohet si distributori më serioz në përzgjeshjen e titujve dhe kualitetin për kinemanë klasike. Dhe, jo rastësisht filmi “Tomka dhe shokët e tij” është përzgjedhur nga kuratorët e kësaj platforme si një nga filmat që i ofrohet ekskluzivisht publikut në SHBA, Kanada dhe Porto Riko për një periudhë gjashtë mujore me të drejtë rinovimi të kontratës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “770” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply