Tre gishtat tregues të letërsisë

0

Ata do të detyrohen të lënë vendin e tyre, që mund të konsiderohet si pjesë e fatit, apo mallkimit të tyre, por kjo në planin e krijimtarisë së tyre do të jetë rezultatdhënëse. Pikërisht vendi që ata do t’i japin vendlindjes në krijimtarinë e tyre, qoftë si nocion, shprehje, mendësi, ndjeshmëri, gjuhë, kolorit, stil etj. do të jetë i shumanshëm. Në mënyrë të veçantë, do të dallohen me temën e vendlindjes në veprat e tyre tre shkrimtarë: Hajro Ulqinaku, Mehmet Kraja dhe Zuvdija Hoxhiq-Berisha

Mr. Haxhi Shabani

1. Vendi i lindjes nuk zgjedhet

Vendlindja, përkatësisht atdheu, është një gur i rëndë, që të peshon rëndë dhe të mban të varur për qafet gjatë tërë jetës. Madje, atëherë kur fizikisht e lë, të peshon dhe më shumë, edhe kur me mendje duket se e ke braktisur, apo ke hequr dorë prej saj, edhe në atë situatë je i lidhur për të, paradoksalisht, edhe më shumë se kur jeton në vendin e vet. Kjo ndodh edhe atëherë kur i referohemi domethënies së urtësisë “Guri i rëndë peshon në vend të vet”, por edhe kur pohohet e kundërta në një varg poetik që përmbys kuptimin e saj: “Guri i rëndë s’peshon në vendin e vet”.
Që në krye të herës, që nga veprat e para të letërsisë së shkruar, por edhe më tej, është vendi ku ke qarë për herë të parë, i cili të përcjellë gjatë tërë jetës. Le të kujtojmë vetëm veprat e Homerit e sidomos, personazhin kryesor të veprës me të njëjtin emër Odiseja, i cili bën shumë dhe çdo gjë mund të lë pa bërë, vetëm pa u kthyer në Itakën e tij nuk mund të shkojë nga bota e këtejshme, sepse duhet të kthehet atje, pra në vendlindje, në të cilën e pret gruaja dhe djali i tij.
Letërsia shqipe e cila deri në fillim të shekullit të shkuar, shumica është shkruar jashtë trojeve shqiptare, një nga temat e saj më të pëlqyera ka atdheun, vendlindjen, një atdhe romantik, ndonëse nuk ishte i këtillë. Ishte një platformë, sidomos e romantikëve shqiptarë, e cila kishte në bazë jo bërjen e letërsisë, si detyrë parësore, por bërjen e atdheut, formimin e kombit dhe ringjalljen e gjuhës, shpeshherë në dëm të letërsisë së vërtetë. Por, kjo ndodhi në kohë kur dështuan stukturat politike dhe qeveritare shqiptare për të bërë punën e tyre, dukuri e cila do të përsëritet edhe më vonë në rastin e Kosovës.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply