U promovua monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit

0

Ky takim, i XIV me radhë, u mbajt javën e fundit të muajit gusht, në skenën verore “Bratila”, afër Tuzit dhe si rëndom edhe këtë vit, kishte tubuar numër të madh , në veçanti të bashkëvendësve tonë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, në mërgim

Gjokë Dukaj

Në kuadër të aktiviteteve kulturore gjatë verës në trevën e Malësisë, një përmbajtje e veçantë iu kushtua edhe bashkëvendësve tonë që jetojnë në mërgim, tashmë i njohur si “Takimi i Mërgimtarëve”, të cilin tradicionalisht e organizon Mision Françeskan nga Malësia. Ky takim, i XIV me radhë, u mbajt javën e fundit të muajit gusht, në skenën verore “Bratila”, afër Tuzit dhe si rëndom edhe këtë vit, kishte tubuar numër të madh , në veçanti të bashkëvendësve tonë që jetojnë në vende të ndryshme të botës, në mërgim. Takimi tradicional filloi me përshëndetjen e P.Pashko Gojçajt, i cili u dëshiroi të gjithë të pranishmëve një mbrëmje të bukur në skenën e hapur verore e cila mban emrin e Bratilës legjendare, siç tha Gojçaj. Ai, duke i njoftuar të pranishmit me programin e paraparë për këtë takim, u shpreh në veçanti i kënaqur që më në fund, doli nga shtypi Monografia e Argjipeshkvisë së Tivarit e që u përshëndet me duartrokitje nga të pranishmit, në mesin e të cilëve, Argjipeshkvi i Tivarit, monsinjor Rrok Gjonlleshaj, pastaj Argjipeshkvi në pension, monsinjor Zef Gashi, klerikë në vise të ndryshme, etj.
Në praninë e autoriteteve të larta kishtare si dhe të përfaqësuesve të jetës kulturore, publike dhe shpirtërore, fillimisht u bë prezantimi i Monografisë së Argjipeshkvisë së Tivarit e cila kohë më parë doli nga shtypi .

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “780” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply