Ulqini të ndërtojë identitetin e vet filmik

0

Nën sloganin „Identiteti“, nga data 23-26 gusht, në mjediset e Muzeut dhe të Sunset Beach në Kalanë e Ulqinit, është mbajtur edicioni i katërt i Festivalit të Filmit Seanema.
Për katër net me radhë janë shfaqur rreth 40 filma të metrazhit të gjatë, të shkurtër dhe dokumentar nga rajoni dhe bota.
Për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë, publiku ka përzgjedhur filmin „Me dasht’, me dasht’, me dasht’“ të regjisorit Ilir Hasanaj. Ky film ka fituar Çmimin e publikut në edicionin e vitit të kaluar të Festivalit të Filmit „DokuFest“ në Prizren. Në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtër, ku kanë qenë në konkurrencë 16 filma, juria treanëtarëshe e përbërë nga regjisorët Lidija Zeloviq (Bosnje e Hercegovinë/Holandë) dhe Florenc Papas (Shqipëri), si dhe publicisti Gazmend Çitaku nga Ulqini kanë zgjedhur filmin më të mirë „May Day“ të regjisorëve belgë Olivier Magis dhe Fedrik de Beul. Juria ka veçuar duke e shpërblyer me çmim inkurajues filmin „Një muaj“ të regjisorit Zgjim Terziqi.  i. k.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “829” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply