Valdanosi më ka bërë shkrimtar

0

Jaho Kollari kultivon një stil unik të të shkruarit dhe krijimtaria e tij letrare është e veçantë si për nga stili, pra, mënyra se si ai shprehet, ashtu edhe për nga metafora

Gazmend Çitaku

E diel, 2 prill 1961. Planetët gjenden nën shenjën e dashit. Derisa JFK është kryetar i SHBA-së, top-listat muzikore në javën e parë të prillit ishin nën shenjën e rekordeve të dëgjueshmërisë së Elvis Presleyt, në SHBA me këngën Surrender, kurse në MB me Wooden Heart. Ndërkaq në Ulqinin e largët, diku në brigjet e Adriatikut, dëgjohej e qara e parë e Jaho Kollarit. E qarë kjo që më vonë do shndërrohet në penë të fortë letrare.
Kur Jahoja bëhet shtatë vjeç, familja e tij zhvendoset prej qytetit në Valdanos, vend ky larg Ulqinit diku 4-5 km. Ndoshta kjo lëvizje që në moshë të re ndikoi që Jahoja, kur të piqet, të dalë nga Ulqini dhe të marrë rrugët e kurbetit? Jeta në Valdanos ishte një aventurë e vërtetë dhe Jahoja kishte diçka që çdo kush sot do e ëndërronte: ai kishte një plazh të gjithë të vetin, ku tërë ditën e kalonte atje. Aty lahej, zhytej nën ujë, zinte peshk me grep dhe gjithë ditën e kalonte nën diellin përcëllues të verës. Pra, kishte një fëmijëri të qetë me plot lojëra që bëri që frymëzimi i shkrimeve të sotme të shterej mu nga kjo kohë, ku me plot të drejtë thotë: Valdanosi më ka bërë shkrimtar!

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “853” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply