Vazhdim i sistemit njëpartiak të sundimit

0

Jam plotësisht i bindur se kjo zgjidhje ligjore (aktuale) është kulmi i diskriminimit dhe në kundërshtim të plotë të nenit 5 të Ligjit mbi të drejtat dhe liritë e popujve pakicë, i cili garanton se krahas të drejtave të parapara me aktet ndërkombëtare të pranuara dhe të ratifikuara, u sigurohen të drejta të plota të cilat nuk mund të jenë më pak se të arriturat. E drejta e arritur e përfaqësimit të shqiptarëve ishte katër deputetë, të dalë nga listat zgjedhore të partive politike shqiptare

Hajrullah Hajdari

Mali i Zi është rast i rrallë i sistemit shumëpartiak, mbase edhe i veçantë, i cili udhëhiqet nga një parti dominuese nga hyrja në fuqi e shumëpartiakësisë deri me sot. Ka raste ku një parti politike ka dominuar dhe ka udhëhequr shtetin një kohë të gjatë (Suedi, Meksikë, Japoni etj.), por nuk ka shembull të tillë që në shtetet realsocialiste të Evropës Juglindore, që një parti politike (e dalë nga Partia Komuniste e Jugosllavisë) të ketë qëndruar në pushtet pa ndërprerje deri më sot.
Gjatë këtyre viteve Mali i Zi ka përballuar disa sfida të rëndësishme. Së pari, vitet e luftrave dhe si pasojë shpërbërja e Jugosllavisë, zgjidhja e statusit shtetëror e së fundmi çështja e identitetit shtetëror dhe kombëtar e qytetarëve të saj. Si duket, të gjitha këto kanë ndikuar që partia-shtet PDS (DPS) të qëndrojë kaq gjatë në krye të shtetit dhe rrjedhimisht të vendosë veten mbi institucionet shtetërore, ndërkaq gjatë gjithë këtyre viteve opozita në Mal të Zi nuk ka arritur t’u ofrojë qytetarëve, nëpërmes programeve transformuese apo në ndonjë mënyrë tjetër, program bindës e konkurrent, për një zhvillim ekonomik më të mirë. Opozita po ashtu nuk ka paraqitur asnjë program për barazinë dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të popujve pakicë në Mal të Zi. Të gjitha këto dhe ndoshta mangësitë organizative kanë ndikuar që PDS të jetë kaq gjatë në pushtet dhe kështu në Mal të Zi vazhdon akoma sistemi njëpartiak i sundimit.
Në këto rrethana politike shqiptarët në Mal të Zi, që nga ditët e para të shumëpartiakësisë kanë marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet parlamentare, herë si subjekte të veçanta politike e herë-herë edhe si koalicione, duke theksuar se në dhjetë palë zgjedhjet e mbajtura kanë marrë pjesë dhjetë subjekte politike shqiptare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “830” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply