Vendtakim i botuesve, shkrimtarëve dhe lexuesve

0

“Ju ftoj që në këtë qytet, ku unë para shumë kohësh kam njohur magjinë e librit, këtë gjë ta bëni edhe ju”, ka thënë akademiku Mehmet Kraja duke u drejtuar të pranishmëve në hapjen e Panairit

Ulqin – Edicioni i 17-të i Panairit të Librit në Ulqin, i cili tuboi sipas organizatorit më shumë se 30 botues, librashitës e distributorë të librit nga disa vende të rajonit – Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi, u mbajt në shëtitoren në Ranë nga data 10 deri më 14 gusht.
Panairi i sivjetshëm u organizua nga Qendra e Kulturës – Biblioteka e Ulqinit, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike – Ulqin.
Sipas udhëheqëses së Biliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, Panairi i Librit në Ulqin paraqet një ngjarje kulturore me shumë rëndësi e cila tashmë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor.
Duke iu referuar thënies së shkrimtarit të madh Borhes, i cili ka thënë se “e kam imagjinuar gjithmonë parajsën si një lloj biblioteke”, Rama ka thënë në hapje të Panairit se “me bukuritë e veta natyrore, detin, rërën, diellin, pishat, Ulqini është një parajsë natyrore, por sonte u shndërrua në parajsë shpirtërore”.
Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit në Ulqin ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, prof. mr. Janko Lumoviq.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply