Vepër e rëndësishme për letërsinë gojore shqiptare

0

Dr. Sima këto materiale të mbledhura të folklorit i ka regjsitruar ashtu siç jetonin këto thesare në përvojën aktuale popullore, pa bërë përpunime e shtesa të tyre me ngjarje që nuk i kishin tekstet origjinale. Qëllimi i tij kryesor ishte objektiv: T’u siguronte shestanasve një identitet kombëtar, për të forcuar dhe bashkuar kombin gjuhësisht dhe kulturalisht

Gjekë Gjonaj

Dermatologu i njohur prof.dr. Simë Gjon Dobreci lexuesit shqiptar i dhuroi librin” Krijime popullore shestanase”. Autori, edhe pse me profesion mjek, u fut në historinë e folkloristikës me një njohuri teorike modeste, por me pikëpamje të drejta rreth karakterit të mirëfilltë që duhej të kishin krijimet popullore. Me këtë libër dr. Dobreci u radhit ndër mbledhësit e hershëm të folklorit shqiptar të cilët u nxitën nga Romantizmi Europian për të vlerësuar trashëgiminë folklorike dhe sidomos trashëgiminë e këngës popullore.
Libri “ Krijime popullore shestanase” të autorit dr. Simë Gjon Dobrecit është një produkt i vullnetit të tij të kahmotshëm për grumbullimin e thesarit të pasur popullor të shestanasve. Autori i librit është rritur e brumosur me përdorimin e prozës tregimtare popullore të Shestanit, një nga zonat etnike të shqiptarëve në Malin e Zi, saqë kureshtja dhe vullneti e tij i madh kanë bërë të mundshëm formimin, përdorimin dhe shënimin e këtij thesari folklorik, nga i cili bindemi se tradita folkloristike, si një dhunti e natyrës psikoetnike, është mjaft e pasur dhe e pashtershme.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “777” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply