Vizioni i një shoqërie ideale dhe të barabartë

0

Vizionet e Qani Osmanit janë vizione të një intelektuali i cili di si t’i shpjegojë qëndrimet dhe shikimet e veta në jetë, i cili ka kurajë t’i shprehë ato dhe që e përmbush obligimin njerëzor, që me veprën e tij të japë shembull të mirë.

Genci Nimanbegu

Detyra që m’u parashtrua nga vetë autori, z. Qani Osmani, që të mbaj një fjalë rasti në promovimin e veprës se tij “Vizione”, më vuri në një pozitë jo të zakonshme para publikut tonë. Sigurisht që këtë rol e marr si shenjë respekti të ndërsjellë, që autori dhe unë kemi ndërtuar vite me radhë, të një miqësie e cila vjen duke u rritur, e posaçërisht të bashkëpunimit që kemi këto vitet e fundit, si në subjektin politik të cilit i takoj, por para së gjithash, në KKSH, ku të dy jemi anëtarë.
Është paksa e vështirë të jap një mendim objektiv për një vepër, ku në shumë aspekte dhe shkrime të së cilës e njoh veten si pjesëtar të aktiviteteve që përshkruhen.
Libri “Vizione” është i ndarë në tre kapituj: Vizione shoqërore, Vizione politike dhe Vizione fetare.
Këta kapituj janë të renditur natyrshëm dhe çojnë në një lexim të rrjedhshëm. Autori merr guximin që në emërtimin e veprës se vet – “Vizione”, të japë idenë se çka i ndërlidh tekstet, që autori i ka bërë në revistën “Koha javore”, por edhe në portalet online në gjuhën shqipe. Është kjo një vepër e cila vlen të lexohet nga të gjithë intelektualët e mirëfilltë, e medoemos nga ata që duan ta quajnë veten intelektualë që e duan kombin e vet.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “845” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply