Vlerë e trashëgimisë etnokulture botërore

0

Me krijimin e 15 blejve të epikës popullore shqiptare nga prof. dr. Zymber Ujkan Neziri, plotësohen të gjitha kërkesat ndërkombëtare që kjo epikë të pranohet në radhët e vlerave artistike botërore. Kjo bamuri është një sukses gjenial i krijimeve të vlerave artistike shqiptare

bahri brisku

Dr. Bahri Brisku

Veprimtaria e përkushtuar me vite e këtij autori, po kurorëzohet ndërkombëtarisht me majat e artit botëror. Ky studiues i përkryer i Institutit Albanologjik të Prishtinës, përveç përgatitjes së 15 blejve të epikës popullore, deri tani ka krijuar një mori veprash me peshë të madhërishme shkencore. Zymber Neziri, si bartës i këtij dhe shumë projekteve nga fusha e albanistikës radhitet ndër hulumtuesit më të spikatur të shqiptarëve. Zymberi, përveç sukseseve kolosale që ka aritur në botimin e veprave madhështore, është edhe person i dalluar organizativ në fushën e promovimeve të veprave.
Përgatitja e pesëmbëdhjetë blejve të epikës popullore shqiptare nga ana e prof. Dr. Zymber Nezirit, paraqet plotësimin e të gjitha kushteve që epika e jonë popullore të pranohet në piedestalin më të lartë të vlerave artistike botërore të UNESKO-s. Tani kjo epikë shqiptare konsiderohet për vlerë të trashëgimisë etnokulture botërore.
Duke u nisur nga fakti që mbledhja dhe studimi i folklorit shqiptar ka rëndësi të madhe se janë duke ardhur gjenerata të reja, të cilat tani jetojnë në kushte të tjera të zhvillimit që fare pak kontribuojnë në afirmimin e vlerave artistike popullore, unë pas tri vite punë, mblodha dhe botova krijimet folklorike të shqiptarëve në Mal të Zi.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “741” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply