Vlerësohet lart trashëgimia artistike e piktorit të madh

0

Tuz – Institucioni Publik, Muzetë dhe Galeritë e Podgoricës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore – Informative “Malësia”, kanë organizuar ekspozitën retrospektivë të mjeshtrit të madh të arteve pamore, piktorit dhe akademikut, Gjelosh Gjokaj.
Me këtë rast, në prani të një numri të madh të publikut, u ekspozuan një numër i konsiderueshëm i pikturave të Gjelosh Gjokajt të punuara në teknika të ndryshme por me një mjeshtri dhe profesionalizëm që vetëm piktori i ndjerë Gjelosh Gjokaj mund t’i realizonte.
Në këtë ekspozitë në emër të QKI “Malësia” ka përshëndetur, Samir Beqaj i cili tha se është kënaqësi dhe nder të jenë pjesë e organizimeve të tilla, veçanërisht kur është fjala për një piktor të nivelit kaq të lartë siç ishte maestro, Gjelosh Gjokaj. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “852” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply