Abetarja mbarë- kombëtare edhe në shkollat shqipe në Mal të Zi

0

Podgoricë – Grupi i Punës për zgjidhjen e problemeve të arsimit shqip në Mal të Zi, i krijuar nga Ministria e Arsimit, ka mbajtur të enjten takimin e dytë, në të cilën është rënë dakort për strategjinë dhe planin e punës së tij në të ardhmen. Grupi i Punës ka pranuar propozimin e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore që Komisionit Nacional për Arsim t’i dërgohet iniciativa për përdorimin e Abetares mbarëkombëtare si mjet më- simor në shkollat me mësim në gjuhën

shqipe në Mal të Zi. Enti për Tekste dhe Mjete Mësimore ka dhënë tashmë dritën e gjelbër për përdorimin e saj, prandaj pritet që Abetarja mbarëkom- bëtare të jetë në përdorim nga nxënësit shqiptarë vitin e ardhshëm shkollor. Anëtarët e Grupit të punës kanë rënë dakort që në takimin e ardhshëm të shqyrtohen të gjitha vërejtjet, sug- jerimet dhe propozimet lidhur me programet shkollore dhe tekstet mësimore, sidomos për lëndët që kanë

të bëjnë me ruajtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, të cilat do të vijnë nga palët e ndryshme që janë të interesuara për arsimin shqip në Mal të Zi.

Grupi i përbashkët i punës është ngritur në bazë të marrëveshjes së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve me Ministrinë e Arsimit. Ai pritet të propozojë dhe të ofrojë zgjidhje konkrete për problemet e arsimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi. (Kohapress)

Share.

Leave A Reply