Bëhu mbi të gjitha nënë

0

Shpesh nënat, të veshura me role të shumëfishta, ndonjëherë këto role u shkaktojnë gjendje jo të dëshirueshme emocionale deri në atë masë që nuk dinë ku t’i çojnë të gjitha këto „nerva“. Janë ato raste ku nënat edhe pse këmbëngulin për rregullat që ndihmojnë në sjelljen e shëndoshë të fëmijës, pritet që ky i fundit të kundërshtojë në masë të madhe sa di të bëhet dhe rival me nënën

Arlinda Sukaliqi

Të jesh prind, siç dihet, nuk është e lehtë që mbi të gjitha të luash rolin e prindit të përkushtuar sot, si duket, nuk po na e lejon koha ose thënë më ndryshe, nuk po mund ta realizojmë në tërësi të ashtuquajturin prindërim.
Kur është fjala sidomos për rolin e nënës në familje, si duket situata aty pak komplikohet, sepse nuk është e çuditshme se nënë është ajo që i lihen rritja, ushqimi, edukimi e shumë gjëra të tjera të cilat do të ndikojnë në fund në jetën e secilit fëmijë.
Situata me të cilën përballen femrat janë nga më të ndryshmet. Shumica prej tyre gjenden para një realiteti ku çdo gjë duhet ta bëjë vetë: nënën, prindin, bashkëshorten, vajzën, nusen, shefen e kushedi sa role tjera. Bartja e të gjitha këtyre roleve shkakton ndonjëherë ngarkesë emotive dhe ndonjëherë përkushtimi i tyre i zjarrtë bie ndesh me kërkesat që sot po ka secili prind.
Marrëdhënia nënë-fëmije është ajo më e ndieshmja, por edhe më e diskutueshmja e ndonjëherë edhe e debatueshmja në rrjete sociale, gazeta, televizione etj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “825” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply