Bjeshkatarët sfidojnë motin

0

Për të tretin vit me radhë Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia” organizoi shtegtimin në rrugën Tivar i Vjetër – Ljare, me gjatësi rreth 15 kilometra, të emërtuar “Rrugës së të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit”.
Rreth 60 bjeshkatarë nga disa treva shqiptare – Ulqini, Tivari, Shkodra, Shkupi, Tetova, Kaçaniku, Prishtina, Shtimja etj. morën pjesë në shtegtim.
Aktiviteti filloi me një vizitë ish-godinës së Monopolit të Duhanit në Tivar, ku mendohet se është kryer masakra dhe gjenocidi më i madh ndaj shqiptarëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945. Pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtjeje në nderim të viktimave të Masakrës së Tivarit dhe vendosën lule në rrethojat e ish-godinës së Monopolit të Duhanit.  (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply