Diskutohet mbi problematikat e shqiptarëve në Malin e Zi

0

Kryetari i KKSH-së u ka prezantuar përfaqësuesve të ODIHR-it raportin mbi gjendjen e shqiptarëve në Mal të Zi dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen në fusha të ndryshme, si përfaqësimi autentik i shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi (vendet e rezervuara), avancimi i përfaqësimit të shqiptarëve në administratë në proporcion me numrin e popullsisë, përdorimi dhe shkrimi i gjuhës shqipe në administratën dhe shërbimet publike, mbrojtja dhe ruajtja e kulturës dhe e identitetit kombëtar, situata socio-ekonomike në trevat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, problematikat në fushën e arsimit, mediat dhe informimi në gjuhën shqipe etj

Podgoricë – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka zhvilluar të enjten në Podgoricë takim pune me përfaqësuesit e delegacionit të Misionit të Ekspertëve për të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Omar Fisher dhe Dinoza Satarova.
Në deklaratën për shtyp të KKSH-së thuhet se në takim është diskutuar për problematikat dhe çështjet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi. (Kohapress)

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “830” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply