Fytyra tjetër e “Dorëzimit të Shkodrës” më 1913, mjerimi ekstrem

0

Për herë të parë prezantohet në Tiranë filmi pa zë. i xhiruar në vitin 1913 në Shqipëri. “Rrethimi i Shkodrës” tregon se si jetonin shqiptarët para një shekulli.
Projekti dyvjeçar për restaurimin e materialit filmik “Dorëzimi i Shkodrës” më në fund dha frytet e veta. U prezantuan gjithashtu në kinema 6 kronika të xhiruara 100 vite më parë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Në një kohë që kinemaja ishte në vitet më të hershme të saj, “Dorëzimi i Shkodrës” vjen edhe si dëshmi e rrugëtimit të operatorëve anë e mbanë botës, shpesh duke dalë edhe në front të luftës e duke rrezikuar jetën e tyre. Xhirimet e filmit të saporestauruar janë bërë në përfundim të “Rrethimit të Shkodrës” në vitin 1913, pak para fillimit të Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë. Drejtorja e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit Iris Elezi shprehu entuziazmin e saj për premierën botërore të filmit arkival . “Dorëzimi i Shkodrës”, është një projekt dyvjeçar, që ka punuar Arkivi i Filmit me kinotekën e Malit të Zi edhe me laboratorin e Hungarisë. Është mrekulli që pas dy vitesh restaurimi, të kesh mundësi që ta ndjekësh filmin me audiencën tënde!”. Filmimet e “Dorëzimit të Shkodrës” të siguruara asokohe nga operatori i “Pathe Journal” tanimë do të përbëjnë materialin më të vjetër në Arkivin Qendror të Filmit. Filmi “i heshtur” gjatë mbrëmjes nuk fliste vetëm me pamjet e rënda si dëshmi e asaj që ka ndodhur në luftën e ashpër për “Dorëzimin e Shkodrës”… Muzika origjinale e kompozuar nga Adorel Haxhiaj në violocelo dhe Astrit Stafai në oud ishte një tjetër element pikant që mbajti vëmendjen e publikut të mbërthyer pas ekranit.

Share.

Leave A Reply