Interes dhe kureshtje për mënyrën e punës së Kuvendit

0

Pjesa më e rëndësishme e vizitës ishte diskutimi i drejtpërdrejtë me deputetët. Në një sesion të veçantë, të rinjtë nga Ulqini i priti nënkryetari i Parlamentit, Genci Nimanbegu, si dhe deputetët Luigj Shkreli dhe Boris Mugosha, ku aktivistët rinorë patën mundësi të bëjnë pyetje, të shprehin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre për gjendjen aktuale të të rinjve në Mal të Zi, por edhe të japin propozime konkrete për avancimin e pozitës së tyre

Podgoricë – Njëzet e pesë aktivistë rinorë nga Ulqini vizituan të enjten Kuvendin e Malit të Zi dhe Qendrën Rinore në Podgoricë. Pjesëmarrësit e kësaj vizite u njohën me ambientet në të cilat zhvillohen seancat parlamentare, duke mësuar më shumë për mënyrën e funksionimit të Parlamentit Shtetëror.
Duke zënë vendin e deputetëve e ministrave, të rinjtë e shndërruan takimin në një seancë ku u përcoll interesi dhe kureshtja e tyre mbi mënyrën se si punohet në Parlament, ligjet që kalohen si dhe votimi i tyre.  (Kohapress)

Share.

Leave A Reply