Investimi në arsimimin e fëmijëve nuk humbet kurrë

0

Tuz- Këshilli i prindërve i shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz ka iniciuar një aksion për rinovimin e të gjitha klasave të kësaj shkolle me synim krijimin e kushteve sa më optimale për zhvillimin e procesit mësimor.
Drejtori i shkollës Nikollë Dukaj shprehu falënderim dhe mirënjohje ndaj prindërve dhe të gjithë miqve dhe donatorëve të shkollës të cilët tregojnë kujdes në ngritjen e cilësisë dhe avancimit të kushteve për fëmijët që ndjekin procesin edukativo-arsimor.
“Ne si shkollë duke pasur marrëdhënie të mira me prindër dhe kontakte të vazhdueshme me ta dhe me të gjithë miqtë dhe donatorët e shkollës, ditëve të fundit kemi filluar rinovimin e të gjitha klasave. Deri më tani prindërit e katër klasave i kanë rinovuar ato me ngjyrosje të mureve, rinovim të parketit, vendosje të ndriçimit të ri dhe ndërrimin e perdeve duke i zëvendësuar me të reja. Të gjitha këto ndërhyrje janë në përfundim e sipër dhe në këtë mënyrë klasat po marrin një pamje fantastike e cila deri më tani iu ka munguar”, u shpreh për “Koha Javore” drejtori i këtij institucioni Nikollë Dukaj.
Ai vuri në dukje se këto investime janë shumë të rëndësishme të cilat sipas tij simbolizojnë një kujdes dhe kulturë të veçantë, duke theksuar se klasat dhe shkolla si objekt duhen ruajtur dhe kujdesur nga të gjithë nxënësit, stafi pedagogjik dhe nga pjesëtarët e shoqërisë njerëzore. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “736” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply