Kompleksi etno-turistik “Jella“, e një bukurie të veçantë

0

Rozhaja është një ndër vendet e veriut të Malit të Zi me bukuri të rralla natyrore si me pyje e bjeshkë të bukura ,me ujëra e burime me ujë të pijshëm, kudo mbretëron një bukuri e rrallë për syrin e çdo vizitori .Por deri më tani kanë munguar qendra të një lloj turizmi të ri ,të panjohur deri më parë në vendin tonë .
Fjala është për fshatin etno-turistik „Jella“, i cili projekt ka një vlerë bukur të madhe financiare dhe ka filluar para dy viteve, i cili shtrihet në anën e djathtë të Lumit të Zi, siç është i njohur nga banorët e Rozhajës lumi Crrnja. Fshati është i vendosur në një gryke gjysmë të thepisur ,buzë lumit me të njëjtin emër ,mes malit në një lartësi mbidetare 1200 metra. Fshati do të jetë një ndër atraksionet më të preferuara turistike jo vetëm për banorët e veriut të Malit të Zi ,por edhe më gjerë.  H. Lajçi

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply