Kontribut i çmuar për shkollimin superior të gjeneratave të reja

0

Këtë vit ne kishim mbi 160 aplikantë për bursë, mirëpo vetëm njëzet arritëm t’i bursojmë. Në konkurs ekziston një afat kohor, mirëpo këtë afat shumica nga ata nuk e respektojnë dhe dokumentacionin e nevojshëm e dërgojnë jashtë këtij afati dhe si rjedhojë, aplikimi i tyre nuk shqyrtohet, andaj apeloj tek të gjithë studentët që të kenë kujdes gjatë aplikimit”, u shpreh kryetari i kësaj shoqate Ëjllo Berishaj

Tuz – Shoqata atdhetare “Malësia e Madhe” nga Nju Jorku, duke vijuar traditën gati tridhjetëvjeçare të humanizmit ndaj vendlindjes, ka shpërblyer njëzet studentë nga Malësia për vitin akademik 2019.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së bursave e cila u mbajt në sallën e kuvendit të Komunës së Tuzit, kanë përshëndetur Ëjllo Berishaj, kryetar i kësaj shoqate dhe Kristjan Dukaj.
Dukaj ndër të tjera ka potencuar misionin human dhe të shenjtë të kësaj shoqate ndër vite, duke thënë se përmes mbështetjes së vazhdueshme, kjo shoqatë inkurajoi qindra të rinj dhe të reja që të vazhdojnë shkollimin e lartë për t’u bërë kështu profesionistë në fusha të ndryshme të shoqërisë. t.u.

Share.

Leave A Reply