Largohuni nga duhani, praktikoni sportin

0

Tuz- OJQ “Shoqëria malazeze për luftën kundër kancerit”, në bashkëpunim me Komunën Urbane të Tuzit dhe QKI “Malësia” kanë organizuar ekspozitën e punimeve më të mira vizatimore të nxënësve nga shkollat Fillore në Mal të Zi me temën “Rreziqet që sjell duhanpirja në shëndetin e njeriut”.
Këtë ekspozitë të punimeve të përzgjedhura e ka hapur në hollin e QKI “Malësia”, piktorja akademike, Seida Belegoviq, e cila në emër të OJQ-së “Shoqëria malazeze për luftën kundër kancerit” ka thënë se shoqëria nga lindja e deri më sot zbaton aktivitete parandaluese për luftimin e epidemisë së duhanpirjes e cila konsiderohet si shkaktari dhe risku kryesor për shfaqjen e një sërë sëmundjesh, duke thënë se te fëmijët që në fëmijëri të hershme duhet mbjellë stile të shëndetshme të të jetuarit si dhe të vihen në funksion aktivitetet parandaluese ndaj duhanpirjes. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “768” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply