Liria e medias dhe pozita ekonomike e gazetarëve ende në nivele të ulëta

0

Më shumë se një e treta e gazetarëve të anketuar (35 për qind), merr rrogë mujore 400 deri në 500 euro, kurse çdo i treti gazetar, paguhet më pak se 400 euro. Çdo i pesti gazetar mund të lavdërohet me rrogë e cila është 500 deri në 600 euro, kurse gjithsej 12.5 për qind e gazetarëve merr rrogë mujore e cila është më e lartë se 600 euro. Rrogat në media private janë më të larta sesa në ato që janë në pronësi shtetërore. Hulumtimet kanë treguar se redaktorët nuk kanë qenë të gatshëm të tregojnë për të ardhurat e tyre se gazetarët paguhen nën 500 euro dhe se ekziston dallim i madh ndërmjet pagës së redaktorëve dhe gazetarëve çfarë ndikon në mesataren e rrogës në media

Raporti i tretë i Sindikatës së Medias, “Indikatorët e nivelit të lirisë së medias dhe të sigurisë së gazetarëve – Mali i Zi 2018”, tregon se ndryshimet të cilat kanë ngjarë në skenën mediatike të Malit të Zi gjatë vitit të kaluar, nuk kanë ngritur lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.
Në këtë raport të cilin e ka publikuar Sindikata e Medias e Malit të Zi, ndër të tjera thuhet se puna e këtij raporti përshin kornizën ligjore, kushtet e punës në media dhe sigurinë e gazetarëve. Raporti në fjalë ka përfshirë edhe anketën me 136 gazetar/e, redaktor/e. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “851” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply