Manifestimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2017’’ dhe Festivali mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”

0

Më 1 Gusht 2017 , për të 20-in vit me radhë, u mbajt tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2017’’ në Plavë e Guci, e së bashku me të edhe Festivali mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”

Në këtë tubim të organizuar me frymim 100 % shqiptar, në prezencën e afër pesë mijë pjesëmarrësve, morën pjesë shoqëri kulturore- artistike si dhe figura të rëndësishme politike e kulturore nga të gjitha trevat ku banojnë shqiptarët.
Këtij manifestimi tradicional, për të dytën herë, në Krahinën e Plavë-Gucisë, në zemrën e Alpeve të Shqipërisë, iu bashkëngjit edhe organizimi i Festivalit folklorik mbarëkombëtar “Kënga dhe Vallja Shqipe na Bashkon”, që filloi më 30 korrik dhe përfundoi më 1 gusht 2017.
Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje ish Ambasadori amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, William Wallker, i cili u gjet pranë popullit shqiptar gjithherë, e sidomos në luftën e Kosovës, pastaj Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ish-komandanti i UÇK-së, Bahtjar Hoti, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Genci Nimanbegu, Lideri i LDSH-Lista guxim, z.Nikollë Camaj, etj.
Në fjalën përshëndetëse ish-ambasadori Wallker tha se është kënaqësi e veçantë për të personalisht që është pjesë e këtij takimi madhështor për shqiptarët. Wallker shtoi se ka vizituar gjithë komunitetin shqiptar. Sipas tij në fillim ka filluar t’i njohë shqiptarët nga Kosova, mbasandaj nga Maqedonia dhe Shqipëria e përfundimisht tha se po i njofton dhe viziton sot edhe shqiptarët nga Mali i Zi. Wallker, me këtë rast tha se sa i përket atij, ne nuk jemi shqiptarë nga Kosova, nga Maqedonia, Shqipëria apo Mali i Zi, apo kudo tjetër, por për të, të gjithë jemi vetëm shqiptarë. Albert Camaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “776” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply