Me hapa të sigurt drejt zhvillimit të qëndrueshëm të Ulqinit

0

Siparin e aktiviteteve për nder të Ditës së Ulqinit e hapi më 5 prill Konferenca e XI-të Shkencore Ndërkombëtare „Përgjegjësitë e shteteve amë në funksion të ndihmës për ruajtjen dhe avancimin e kulturës, gjuhës dhe letërsisë” , organizuar nga Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvilim

Në Qendrën Kulturore të Ulqinit, më 6 prill, me intonimin tradicional të himnit të Malit të Zi, u mbajt Kuvendi solemn i Komunës së Ulqinit. Në shënimin e kësaj feste të qytetarëve të këtij qyteti ishin të pranishëm nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, ministri për të Drejtat e Njeriut, kryetarët e kuvendeve dhe komunave të qyteteve mike dhe qyteteve të rajonit, përfaqësuesit e institucioneve të tjera, si dhe miq të tjerë të nderuar mes të cilëve edhe ambasadorët e vendeve mike të akredituar në Mal të Zi.
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, në fjalën e tij të rastit , edhe përkundër problemeve të dukshme të koalicionit qeverisës, u shpreh optimist se Ulqini është në rrugë të mbarë të zhvillimit .

Gj.Gjonaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “859” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply