Miratohet buxheti dhe plani i investimeve të komunës për 2018

0

Plavë – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës, të mbajtur të enjten më 29 mars, në sallën e Qendrës së Kulturës, pas aprovimit të procesverbalit nga seanca e kaluar, këshilltari i partisë boshnjake, Besim Musiq, kërkoi që prej 23 pikave të propozuara të rendit të ditës të seancës, të shqyrtohen shtatë të parat me radhë, kurse të tjerat që kanë të bëjnë me raportet e shërbimeve komunale, planet dhe informatat e institucioneve lokale e shtetërore, të shtyhen për seancat e radhës, që njëzëri u aprovua, e pastaj u miratua edhe rendi i shkurtuar i ditës.
Në vazhdim të seancës, me 19 vota “PËR” të këshilltarëve (të PB, PSD, PPS në pushtet) dhe dy të FB në opozitë, tetë “KUNDËR” të këshilltarëve të PDS-së dhe një “TË PËRMBAJTUR” të këshilltarit të Alternativës Shqiptare, pa pjesëmarrje në debatim, u miratua buxheti i Komunës së Plavës për v. 2018 në shumën prej 3.315.000 eurosh, nga të cilat në buxhetin operativ 2.370.000 euro, në atë kapital 795.000 euro, në rezervën e përhershme të buxhetit 110.000 euro dhe në rezervën rrjedhëse 40.000 euro. Buxhetin në mënyrë analitike dhe kronologjike e arsyetoi sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Sulejman Deshiq.

Shaban Hasangjekaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “809” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply