Ndërgjegjësim i fëmijëve për t’u ushqyer shëndetshëm

0

Çdokush nga fëmijët, përveç ëmbëlsirave, në radhë të parë duhet të konsumojnë zarzavatet dhe pak ëmbëlsira, por kryesorja është higjiena, të lajnë duart, të komunikojnë me shokë/shoqe, të mos shajnë dhe ofendojnë njëri- tjetrin, etj. Por, ushqimi për ta është kryesori pasi me ushqim të përzgjedhur ata do të kenë një trup të shëndetshëm në mendje dhe në fizik

Tuz – Në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” në Tuz, është prezantuar shfaqja për fëmijë “Bon- Boni në mbretërinë e ëmbëlsirave” me autor dhe regjisor Anderson Gurra dhe interpretim nga aktorët/et: Mateo Dervishaj, Mariana Kondi, Xhorxhina Mucollari dhe Klejdi Mehmetaj. Për dallim nga shfaqjet e ndryshme që mbahen në QKI “Malësia”, kanë qenë më të vegjlit nga disa shkolla fillore në Malësi, të cilët e kanë stërmbushur këtë sallë, duke u kënaqur, brohoritur e duartrokitur pafund, teksa shikonin personazhet që interpretonin momente komike, lojëra e situata të ndryshme që përmes tyre, sensibilizonin fëmijët se si ata duhet të edukohen dhe formohen që në fëmijëri për të kontriubuar më vonë në mënyrë efektive në rrethin familjar dhe në atë shoqëror.  t. u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore

 

Share.

Leave A Reply