Në Gjimnazin “25 Maji” hapen dy drejtime profesionale

0

Tuz – Viti i ri shkollor 2018/2019, ka filluar këtë të hënë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Mal të Zi. Në Tuz në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe në Gjimnazin “25 Maji”, çdo gjë është e gatshme për të vijuar procesi i rregullt edukativo- arsimor.
Këtë vit në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz janë regjistruar mbi njëqind nxënës, përfshirë shkollën qendrore dhe paralelet e saj të shpërndara. Këtë e bëri të ditur drejtori i sapoemëruar i këtij institucioni, Z. Rexhep Gjokaj në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, duke thënë se regjistrimi i nxënësve nëpër paralele të shpërndara është më i ulët për shkak të rënies së natalitetit në Malësi. “Mirëpo pavarësisht kësaj, edhe këtë vit kemi arritur t’i ruajmë ato paralele ku numri i nxënësve është i vogël. Kur bëhet fjalë për shkollën qendrore numri i nxënësve është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit për shkak të vendosjes së popullatës nga Veriu i Malit të Zi (popullatë joautoktone), të cilët nxënësit i regjistrojnë në këtë institucion. Këtë vit shkollor kemi 7 paralele në klasën e parë, në gjuhën shqipe dhe në atë malazez”, u shpreh Gjokaj.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “830” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply