Në sqetullën e maleve të Rugovës

0

Për të gjithë adhuruesit e klimës malore dhe vendeve turistike, midis të cilave, Gryka e Rugovës është një perlë e rrallë, ndër më të bukurat e Ballkanit. Një bukuri, që nuk ka njeri të përshkruaj me fjalë, dhe jo vetëm piktorët do ta kishin zili. Aty shpalosen përherë pamje befasuese dhe magjepsëse, pyje në një tersi natyrore shumëngjyrëshe, dhe pranë tyre shkëmbinj gëlqerorë si një pikturë gjigande

Për Koha Javore: Pëllumb Gorica

– Kush ka ardhur këtu është mrekulluar me bukurinë e saj, qetësinë, panoramat mahnitëse e mbizotëruese – thotë Aliu, udhëheqësi i udhëtimit tonë.
Patjetër unë dhe miqtë e mi nuk mund të humbnim këtë ftesë bujare, ndaj edhe pse të lodhur nga rruga e gjatë ne ndoqëm këshillën e tij. Tekefundit i shijon edhe më bukur pamjet, që të çlodhin sytë dhe të mbushin mushkëritë me ajër të pastër, por edhe provon një ndjenjë paqe e harmonie. Fytyra e panoramave të saj, e shpërndarë në një hapësirë të gjerë dhe rrjedha e lumit që e ndan atë, të tërheqin vëmendjen.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “743” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply