Ngjarje e veçantë për të gjithë shqiptarët

0

Në Tivar u mbajt shugurimi i Katedrales së re kushtuar Shën Pjetrit, ku morën pjesë qytetarë nga Mali i Zi dhe rajoni, të dërguar nga Vatikani, arqipeshkvë dhe ipeshkvë të shumtë nga vendet e Ballkanit.
Shugurimi i Katedrales në Tivar vlerësohet si tejet e rëndësishme për besimtarët dhe banorët shqiptarë në Mal të Zi

Shugurimi i Katedrales së re kushtuar Shën Pjetrit në Arqipeshkëvinë e Tivarit u mbajt në një atmosferë festive ku morën pjesë qytetarë të shumtë nga të gjitha hapësirat e Malit të Zi dhe të rajonit.
Kryeipeshkvi i Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili mbajti meshën solemne, vuri në dukje rëndësinë e kësaj Katedrale për besimtarët dhe banorët e këtij rajoni. A.Salaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “780” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply