Nisma për krijimin eventual të një kooperative në Malësi

0

Ne tradicionalisht kemi eksportuar dhe realizuar prodhimet në Bosnje Hercegovinë dhe sërish do të vazhdojmë pasi tani nënkryetari i komunës ka bërë marrëveshje me një komunë në Sarajevë, e cila është e interesuar të importojë prodhimet tona, mirëpo kushti kryesor është formimi i një kooperative përmes së cilës do të mund t’a realizonim këtë

Tuz – Shërbimi për bujqësi i Sekretariatit për Punë, Bujqësi dhe Mirëqenie Sociale i komunës së Tuzit në kudër të kryeqytetit, ka organizuar këtë fundjavë një orë ligjëruese me fermerë të zonës së Malësisë me temën: “Ligji mbi kooperativat“.
Në lidhje me këtë çështje ka ligjëruar këshilltarja për bujqësi dhe mbrojtje të mjedisit, Znj. Ismeta Gjoka.
Kjo ligjëratë konsistoi në mundësinë e krijimit të një kooperative në trevën e Malësisë e cila deri më tani ka munguar dhe si pasojë, fermerët kanë hasur përherë në vështirësi për të plasuar produktet e tyre në treg.
Këshilltarja për bujqësi dhe mbrojtje të mjedisit, Znj. Ismeta Gjoka për gazetën “Koha Javore” shprehet se iniciativa për krijimin eventual të një kooperative për fermerët e Malësisë nuk është aktuale, por ka filluar vite më herët, përkatësisht para gjashtë vjetësh, mirëpo sipas saj interesimi për një lëvizje të tillë ka munguar. t.u.

Share.

Leave A Reply