Përfaqësues tipik i këngës popullore shkodrane – ulqinake

0

“Kjo mirënjohje vjen nga djepi i kulturës, ku çdokush këndon. Për mua ka aq më tepër peshë sepse Shkodra gjithmonë më ka respektu- ar dhe admiruar. Ajo më obligon akoma më shumë që derisa të jem gjallë mos t’i ndahem këngës shkodrane – ulqinake sepse ato janë këngët më të bukura në botë”, shprehet ai

Këshilli Bashkiak – Shkodër i ka ndarë pak kohë më parë këngëtarit Shaban Gjekaj titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin “për kontribut, si përfaqësues tipik në interpretimin dhe afirmimin e këngës tradicionale pop- ullore ulqinake – shkodrane”.

Ky titull i është ndarë me propozim të Qendrës së Kulturës – Ulqin, Sho- qatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi.

Për Gjekajn, kjo mirënjohje që është titulli më i lartë artistik në karrierën e tij deri tani, ka domethënie të madhe, sepse i është dhënë nga qyteti që nji- het si djepi i kulturës shqiptare.

“Kjo mirënjohje vjen nga djepi i kulturës, ku çdokush këndon. Për mua ka aq më tepër peshë sepse Shkodra gjithmonë më ka respektuar dhe ad- miruar. Ajo më obligon akoma më shumë që derisa të jem gjallë mos t’i ndahem këngës shkodrane – ulqinake sepse ato janë këngët më të bukura në botë”, thotë ai.

Këngëtari ndjehet i vlerësuar për këtë titull, duke thënë se e ka pritur atë sepse që prej fillimit të karrierës së tij ka kënduar këngë shkodrane.

“Që në koncertin e parë me SHKA ‘Agimi’në Prizren, në vitin 1968, e pastaj në bashkëpunimet me Orkestrën e Ra- dio Televizionit të Prishtinës dhe me Orkestrën ‘Dasma e Ulqinit’ në vitet ’70 kam kënduar këngë shkodrane”, shprehet ai.

Repertori i tij përbëhet prej rreth 200 këngëve, të regjistruara në albume personale dhe kolektive, pjesa më e madhe e të cilave janë këngë shko- drane – ulqinake, por ka edhe këngë të trevave të tjera shqiptare. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këngët më të bukura dhe njëkohësisht më të vështira shkodrane, si “Ani, krisi pushka”, “N’Shkodër tonë ka ra nji dritë”, “O ma ven dorën aman përmi dorë”, “Tuj u njit Bunës përpjetë”, “Ali Pashë Tepelena”, “Ma ke gishtin për unazë”, “Dranda- file plot me erë” etj., të cilat Gjekaj i ka kënduar

që prej fillimit të karrierës së tij. Këto këngë i kanë kënduar këngëtarët më të njohur shkodranë, brezi i artë dhe i papërsëritshëm i këngëtarëve, si Bik Ndoja, Xhevdet Hafizi, Ibrahim Tukiçi, Shyqyri Alushi etj. Për shkak të aftësive të posaçme vokale, këto këngë edhe sot ngurrojnë t’i këndojnë këngëtarët e rinj.

Titulli “Mirënjohja e Qytetit” ka përkuar me publikimin e albumit të tij të 11-të, me këngë dasmash Shkodër – Ulqin, të cilat këngëtari thotë se iu ka kush- tuar dashamirëve të tij, por në veçanti këngëtarëve të rinj, në mënyrë që t’i përdorin nëpër gazmende familjare. Shaban Gjekaj ka lindur në Selitë të Anës së Malit në vitin 1948. Veprim- tarinë artistike e ka filluar me SHKA “Agimi” në Prizren në vitin 1968. Është fitues i shumë çmimeve. Ka marrë  pjesë në Festivalin “Akordet e Kosovës”, ku është shpërblyer me çmime të ndryshme, si Interpretuesi më i mirë në vitin 1969, dhe vendin e dytë të jurisë në vitin 1971. Po ashtu ka fitu- ar vendin e parë në festivalin në nivel federativ “Zërat e rinj” në Vërnjaçka Banja në vitin 1971, si përfaqësues i RTP-së dhe Rilindjes, vendin e dytë në Festivalin Mbarëkombëtar në Shkodër, medaljen nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë në Festivalin Kombëtar në Gjirokastër (2000), Çmimin e Parë në Festivalin Kombëtar të Këngës Pop- ullore Qytetare në Elbasan (2004) dhe Çmimin e Karrierës në po të njëjtin festival në vitin 2010 etj. Pas gjithë këtyre çmimeve të fituara jashtë vendit, radhën e ka vendlindja e tij, Ulqini, që ta dekorojë këngëtarin për kontributin e tij në fushën e muzikës dhe kulturës në përgjithësi. i.k.

Share.

Leave A Reply