Poet i fatit dhe i qëndresës

0

Veprat poetike të Esad Mekulit paraqesin një mozaik të bukur motivesh e temash të trajtuara me mjeshtëri artistike. Jeta me të gjitha baticat dhe zbaticat e saj ka qenë për poetin frymëzim i fuqishëm në tërë procesin krijues, ndërsa vepra letrare artistike ka gërshetuar të gjitha ato elemente që sajojnë autobiografinë e popullit të cilit ia ka kushtuar veprimtarinë letrare

Shaban Hasangjekaj

(vijon)
Poeti Esad Mekuli i takon plejadës së shkrimtarëve shqiptarë që veprimtarinë krijuese e nisën që në fillim të viteve ’30 të shekullit të kaluar. Si poet, ai i përket atij profili të krijuesve letrarë që artit në përgjithësi i atribuojnë rol të rëndësishëm, mbase të dorës së parë, në historinë shoqërore dhe njerëzore. Për më shumë, i takon atij profili të letrarëve që plot pastërti dhe virgjinitet njerëzor, i besojnë këtij aktiviteti të njeriut pasi i besojnë më shumë sesa që vetë arti e ka dëshmuar dhe verifikuar këtë besim gjatë përvojës shekullore.
Lufta e gjeti të përgatitur për të marrë pjesë aktive për çlirimin e vendit. Krahas pushkës, ai kishte edhe penën si armë të fuqishme të luftës kundër okupatorit fashist. Ai i përjetoi të gjitha vështirësitë që solli lufta dhe krijoi poezi në gjuhën shqipe.
Esadi gjatë luftës ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e publicistikës sonë. Si anëtar i redaksisë së revistës “Liria” është angazhuar për botimin e revistës e cila dilte në gjuhën shqipe dhe në atë serbokroate.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “753” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply