Prezantimi i trashëgimisë folklorike mbarëshqiptare

0

Nën organizimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Rapsha”, për të pestën herë me radhë, filloi Festivali Mbarëkombëtar “RAPSHA 2017” në Vitojë – Malësi të Madhe. Ky Festival filloi me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në Tuz, nëpër Qendër të Malësisë, duke vallëzuar dhe kënduar dhe duke e hijeshuar pamjen e Tuzit me flamuj kombëtarë, të cilat u shfaqën nga grupet pjesëmarrëse në natën e parë të festivalit.
Ky Festival ka karakter mbarëkombëtar, duke u bërë skena e parë dhe më e rëndësishme, argëtuese në Malësi, ku pjesëmarrës nga të gjithë trevat shqipfolëse këndojnë, vallëzojnë e garojnë bashkë. Albert Camaj

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “779” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply