Projekt që vite me radhë zvarritet

0

Vlen të theksohet se të paktën nga viti 2008 e këndej, mjetet financiare për aksin rrugor në fjalë si dhe për disa projekte  të tjera kapitale  kanë qenë të renditura në buxhetin e planit financiar të KU të Tuzit për t’u realizuar, mirëpo asnjë nga ato nuk është realizuar me përjashtim të punimeve që kanë filluar para disa muajsh në aksin rrugor,  Dinoshë – Pikal-Triesh. Sesa do të finalizohet dhe jetësohet ky projekt, mbetet për t’u parë, meqenëse shuma financiare e siguruar deri më tani, sigurisht që nuk mjafton as përafërsisht që kjo rrugë të ndërtohet sipas standardeve bashkëkohore

Punimet në aksin rrugor Dinoshë-Pikalë-Triesh për të cilin vite me radhë sigurohen mjetet financiare nëpër plane financiare të KU të Tuzit, kanë filluar duke hapur deri më tani mbi një kilometër e gjysmë te terrenit ku është planifikuar të kalojë rruga.
Punimet në këtë aks po kryhen nga ndërmarrja “Am Sistem” në koordinim me Ndërmarrjen Publike “Putevi”. Për fillimin e punës në terren janë siguruar 70 mijë euro nga plani financiar i KU të Tuzit për vitin e kaluar, kurse 100 mijë euro në planin financiar për vitin 2017, kështu konfirmoi për “Koha Javore” kryetari i Komisionit për Ndërtimin e Rrugës, Nikollë Gegaj, duke thënë se punimet nuk do të ndalojnë.  t.u.

Share.

Leave A Reply