Sfidë si për fëmijën, ashtu edhe për prindërit

0

Nuk janë të pakta edhe rastet kur prindërit i frikësojnë fëmijët duke u thënë se shkuarja në shkollë do të thotë se askush më nuk do t’i plotësojë dëshirat e teket tuaja, askush nuk do të tolerojë më sjelljet tuaja të pahijshme, gjëra që normalisht krijojnë një konfuzion në kokën e fëmijës dhe ai nuk shpreh dëshirë për të shkuar në shkollë, gjë që do të vështirësojë punën e prindërit, mësuesit dhe tërë stafit të shkollës

Arlinda Sukaliqi

Ka filluar periudha e regjistrimeve të nxënësve në klasën e parë dhe për shkollë po përgatiten edhe nxënësit fillestarë, por bashkë me ta edhe prindërit e tyre. Regjistrimi në shkollë paraqitet si një dukuri dhe ndodhi e re në etapën e fëmijëve, e shpeshherë përjetohet me shumë emocione edhe nga ana e prindërve, jo vetëm nga fëmijët fillestarë.
Po si t’ia bëjmë që kjo ngjarje të kalohet me sa më pak emocione, stres e me shumë kënaqësi?
Para nesh ndodhet e tërë periudha e verës për ta përgatitur sa më shumë fëmijën për shkuarjen në klasë të parë. Janë prindërit që këtë situatë e vështirësojnë, e marrin me shumë shqetësim duke konkluduar me trishtim shpeshherë se shkuarja e fëmijës në klasë të parë do të thotë fundi i një fëmijërie pa brenga, fillim i pjekurisë, obligime të mëdha dhe shqetësime të reja.
Nuk janë të pakta edhe rastet kur prindërit i frikësojnë fëmijët duke u thënë se shkuarja në shkollë do të thotë se askush më nuk do t’i plotësojë dëshirat e teket tuaja, askush nuk do të tolerojë më sjelljet tuaja të pahijshme, gjëra që normalisht krijojnë një konfuzion në kokën e fëmijës dhe ai nuk shpreh dëshirë për të shkuar në shkollë, gjë që do të vështirësojë punën e prindërit, mësuesit dhe tërë stafit të shkollës.

Share.

Leave A Reply