Si në lumin e Amazonës

0

Pasi dola nga kajaku shikova smartfonin ku kisha bërë regjistrimin e rrugës dhe kohës që kisha përshkuar. Për katër orë e gjysmë kisha përshkuar 10 km distancë. Një lundrim i veçantë dhe i larmishëm. Nga uji i kripur në ujë të ëmbël. Nga një lumë i zbrazët në një lumë të populluar. Nga një lumë i qetë në një lumë të zhurmshëm

Për Koha Javore
Teksti dhe fotografitë: Memli Kurti

Fundi i shtatorit. E diel. Ora tregon shtatë të mëngjesit. Mjegulla e pranishme të lë përshtypjen se sot do jetë një mot i vranët, por jo, kjo është mjegulla e Bunës, e cila e mbulon pjesën e ulët të fushës së Ulqinit, e që sjell mot të mirë. Sot vendosa që me kajak të përshkoj të dy grykat e Bunës. Së pari shkova në Shënkoll. Dikur aty ndodhej porti, ku bëhej ndërrimi i kapedanëve të anijeve. Thuhej se Buna i kishte kapedanët e vet, që ia njihnin si butësinë ashtu edhe egërsinë e saj. Nga këtu fillonin udhëtimin në tatëpjetën e saj, drejt Shkodrës dhe mbaronin në portin e Obotit dhe Shirgjit.
Sot unë do të jem vetë kapedan, kështu që kërkova rojet kufitare për t’i lajmëruar për lundrimin tim në pjesën kufitare të lumit Buna. Lundrimi në Bunë nuk është i ndaluar, por preferohet që të njoftohen rojet kufitare.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “840” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply