Të dhëna të ndryshme mbi popullsinë

0

Në shënimet e Xhevdet Pashës (1822-1895), në “Tezakir-i Xhevdet”, Nahija e Krajës numëronte 1 110 familje, nga ku 700 prej tyre ishin familje myslimane, 150 katolike dhe 250 ortodokse. Në përshkrimin e vitit 1853, Louis Hyacinthe Hecquard thotë se fshatrat e Krajës kanë së bashku 430 shtëpi, banorët e të cilëve 3 000 gjithsej janë gjysma myslimanë dhe gjysma katolikë. Një shkresë e 30 qershorit 1876, për Krajën shënonte 600 burra lufte dhe 250 për fshatrat e Muriqit dhe Shestanit

Për Koha Javore: Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar)
Në shënimet e Xhevdet Pashës (1822-1895), në “Tezakir-i Xhevdet”, Nahija e Krajës shtrihej nga fshati Selcë, Kërnicë, Shestan, Muriq, Krajë, Jemenicë dhe Shirokë. Këto shtatë fshatra numëronin 1 110 familje, nga ku 700 prej tyre ishin familje myslimane, 150 katolike dhe 250 ortodokse. Të gjithë këta ishin shqiptarë dhe gjuha e komunikimit ndërmjet tyre ishte gjuha shqipe [Gjurmë Albanologjike #2/1969].
Afërsisht në këtë kohë shkruan edhe Sami Frashëri, por në një kuptim pak më gjithëpërfshirës: “Kraja… së bashku me Ulqinin e Tivarin kanë 376 kilometër katrorë, dhe 16.000 banorë, pjesa dërmuese prej të cilëve janë muslimanë”.
Me të dhënat e Xhevdet Pashës përkojnë edhe të dhënat e vitit 1831. Nahija e Anës së Malit në këtë kohë kishte 600 shtëpi myslimane, 80 katolike, 20 ortodokse.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “745” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply