Të ndërmerren hapa konkretë për plotësimin e kushteve adekuate

0

Shkolla fillore katërvjeçare në fshatin Këshevë e cila është paralele e shpërndarë e SHF “29 Nëntori” në Dinoshë, ndodhet sot e disa vjet më parë në gjendje të mjerueshme. Kjo shkollë për fat të keq nuk i plotëson as përafërsisht standardet që duhet të ketë një institucion nga ku shpërndahet edukatë dhe dituri.
Se në ç’gjendje ndodhet kjo shkollë, më së miri e dëshmon imazhi i saj i jashtëm, ku syri menjëherë vëren një godinë të vjetër e të ndërtuar qe gjysmëshekulli më parë, një godinë e cila mund të rrezikojë dhe shembjen e saj për shkak të infrastrukturës së pavolitshme në të cilën ndodhet.
Për përmirësimin e kushteve në këtë shkollë banorët e fshatit herë pas here kanë ngritur zërin në adresat relevante si në KU të Tuzit, në Ministrinë te Arsimit dhe ish- kryeministrit Millo Gjukanoviq, por deri më tani, nuk është ndërmarrë asnjë hap serioz për t’u mundësuar fëmijëve që të ndjekin mësimin në kushte të volitshme ashtu sikurse e meritojnë dhe siç duhet të ketë një institucion i kësaj natyre. t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “750” të revistës Koha Javore

Share.

Leave A Reply